IPK ua shpjegon studentëve të UPZ-së rolin dhe misionin e tij

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 15:39 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës përmes Divizionit për Komunikim me Publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e  IPK-së.

Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, është mbajtur dje në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik me studentët e këtij universiteti.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe stafi akademik i Universitetit ”Ukshin Hoti” me në krye Dekanin Prof. Ass. Arif Riza, me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

Të ngjashme