Për sulmet e vitit të kaluar në parlament dhe në tyrben e ish liderit Khomeini në Iran u ekzekutuan 8 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kryeprokurorit në Teheran njoftoi se pjesëtarët e DEASH-it u ekzekutuan për dyshimet se kanë ndihmuar në kryerjen e sulmit dhe për rrëmbim.
Gjykata që në maj solli vendim për dënim me vdekje për të gjithë 8 pjesëtarët e DEASH-it. Në sulmet e kryera njëkohësisht në qershor të vitit të kaluar, humbën jetën 17 persona.