Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Irani ka dënuar sulmin e Ukrainës ndaj një anijeje iraniane në Detin Kaspik, rruga përmes së cilës zhvillohet një pjesë e madhe e tregtisë së vendit me Rusinë.

Sipas guvernatorit rajonal Hadi Hagh-Shenas, tre anëtarë të ekuipazhit u plagosën dhe një marinar humbi jetën në bordin e anijes.

Anija transportonte një ngarkesë me hekur dhe po lundronte nga Astrakhani drejt Anzalit, “një korridor i sigurt dhe i besueshëm për shkëmbimet tregtare mes dy porteve”, tha Hagh-Shenas.

Ukraina ndërmori sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj anijeve në Detin Kaspik të shtunën.

Sulmet ishin “një shenjë e vazhdimit të qasjes irracionale dhe armiqësore të regjimit ukrainas” ndaj Iranit, tha Ministria e Jashtme e Iranit, shkruan CNN.

“Përgjegjësia për pasojat që burojnë nga aventurizmi i kreut të regjimit ukrainas do t’i takojë atij regjimi dhe mbështetësve e nxitësve të tij”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Pas sulmit, i Ngarkuari me Punë i Ukrainës u thirr në Ministrinë e Jashtme të Iranit.

Të ngjashme