Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Çoçaj, njofton Klan Kosova.
“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, shkruhet në telegramin e dërguar Mustafa