Ish-drejtori komunal dënohet me kusht për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 11:56 | Nga

Gjykata Themelore e Prizrenit, të premten, ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj ish-drejtorit të Administratës së Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili është shpallur fajtor për keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për kryerjen e kësaj vepre penale, Gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Baldedajn me gjashtë muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai brenda periudhës së verifikimit prej një viti nuk kryen ndonjë vepër të re penale. Ndërkohë vetë Baldedaj ka paralajmëruar se ndaj këtij aktgjykimi do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka bërë të ditur se kjo gjykatë ka shpallur aktgjykimin ndaj I.B., duk e shpallur fajtor “për shkak se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagin 2.4 të KPRK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme