Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar ministër të ri të Shëndetësisë, kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Kurti në një konferencë për medie.
Kurti, i ka uruar mirëseardhja ministrit të ri Latifi, derisa ka folur për biografinë e tij.
“Posa kam në shkruar vendimin, ministri i ri i shëndetësisë do të jetë profesor Rifat Latifi, ai erdhi pardje nga New York në Prishtinë”.
“Për angazhimin e tij është nderuar me shumë çmime. Latifi është kryetar dhe themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës”.
Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.
Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.
Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.
Ai e pason ish-ministrin Arben Vitia, i cili u largu nga kjo pozitë pasi ishte kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.