Ish-skuadrat reagojnë për vdekjen e Maradonës

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e shumë klubeve futbollistike nëpër botë, kanë reaguar edhe Boca Juniors, Barcelona e Napoli.

Skuadra shumë e famshme argjentinase, Boca Juniors, në rrjetin social “Twitter” ka shkruar “Faleminderit përjetësisht. Diego i përjetshëm”.

Maradona te skuadra e Boca Juniorsit luajti në edicionin 1981/82, e në 40 ndeshje shënoi 28 gola, transmeton KOHA.

Paraqitjet e tija fantastike bënë që ta marrë vëmendjen e Barcelonës. Me gjiganten spanjolle luajti në mes viteve 1982/84, ku i shënoi 22 gola në 36 ndeshje.

“Faleminderit për gjithçka, Diego”, ka shkruar Barcelona.

Menjëherë pas Barcelonës, Maradona iu bashkua klubit italian, Napoli. Te Napoli e kaloi kohën më të gjatë me një ekip. Prej vitit 1984 deri në vitin 1991, Diego Armando Maradona luajti në 188 takime, teksa realizoi 81 herë me napolitanët.

“Gjithmonë në zemrat tona. Lamtumirë Diego”, ka qenë postimi i napolitanëve në “Twitter”.

Të ngjashme