Ish-trajneri i Prishtinës pritet të marrë drejtimin e Bashkimit

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Prishtinës, kroati Jeronimo Sharin, pritet të marrë drejtimin e kampionit të Kosovës në basketboll, Bashkimi, që këtë edicion nuk ka treguar formë të mirë.

Sharin e njeh mirë basketbollin e Kosovës, pasi në pjesën e parë të edicionit 2016/17 udhëhoqi Prishtinën, raporton Koha Ditore.

Burime pranë klubit nga Prizreni kanë bërë të ditur se marrëveshja në parim është arritur me Sharinin që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet, derisa vetë kroati ka thënë për gazetën se është i hapur për çdo opsion, pasi është i papunë.

Nëse zyrtarizohet, Sharin do të zëvendësonte Krunoslav Krajnoviqin, i cili prej fillimit të javës nuk po e stërvit ekipin.

Bashkimi ka njoftuar se Krajnoviq nuk është më trajner, derisa kroati insiston se ka kontratë valide me klubin dhe se nuk është arritur ende marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme