Ismail Kadare mbush 88 vjet, uron Haradinaj: Paç jetën e gjatë!

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij të 88-të.

Haradinaj përmes një urimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, i ka uruar jetë të gjatë Kadaresë.

“I dashur Ismail Kadare,

Urime ditëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat.

Paç jetën e gjatë!”, ka uruar Haradinaj.

Të ngjashme