Ismail Kadaresë i ndahet çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 11:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkrimtarit të madh shqiptar dhe laureatit Ismail Kadare i është ndarë çmimi ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.

Këtë çmim Ismail Kadare e ka pranuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

E shkrimtari Ismail Kadare pas pranimit të çmimit tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar e dëshiron, raporton Ekonomia Online.

“Jam vërtetë i nderuar dhe i lumtur të marr këtë çmim. Por më besoni se ky çmim ka vlerë për mua. Jam i lumtur kur e mendoj që po e marr këtë çmim në Bibliotekë, sepse këto të fundit janë ‘mbretëri e lexuesve’. Shkrimtarët jetojnë fal bibliotekave dhe fal lexuesve”, ka thënë Kadare.

“Kombi shqiptarë ka sot lexues dhe duke lexuar është më i dobishëm dhe më i ndritur nga ana vendore. Aq më tepër kur leximi është fat i pandarë i gjuhës shqipe.

Drejtori i Bibliotekes Kombëtare, Fazli Gajraku tha se kjo është një ceremoni emocionuese.

“Tash kjo bibliotekë , ky vend është i lirë ku mund të hyjnë të gjitha librat dhe shkrimet, ku të gjithë librat që gjenden mund edhe të lexohen. Në këto afër dy dekada ka ardhur koha në historinë e Kosovës që të ketë vend të privilegjuar, të respektuar dhe të përzemërt për botimet tuaja dhe për ju. Ka aq shkrimtarë të mëdhenj e libra të mëdhenj në këtë bibliotekë por për lexuesin e Kosovës Kadare është shkrimtar i zemrës.Kadare është autori lidhja e të cilit nuk është shkëputur kurrë”, ka thënë ai.

Në emër të ministrisë së Kulturës, foli Ndue Ukaj, duke thënë se vepra e Ismail Kadares ka kapërcyer kufijtë. Ukaj ka shtuar se Ismail Kadare është autori më përfaqësues i letërsisë shqipe.

“Padyshim Ismail Kadare është në metropole dhe me një përkushtim të pashoq letrar e kulturorë ka bërë një punë të jashtëzakonshme për afirmimin e njohjes dhe gjuhës së letërsisë shqiptare nëpër metropole të ndryshme të botës duke u bërë duke u bërë njëri nga shkrimtarët më të mirë botërorë. Ai me fuqinë e artit të tij letrar ka bërë që letërsia shqipe të hyj dinjitetshëm në artin e letërsisë botërore atu ky hyjnë vetëm titanët e mëdhenj të tillë si Ismail Kadare”, ka theksuar ai.

Ai tha se nga penda e Kadaresë e kuptojmë identitetin.

 

Të ngjashme