Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Listës Guxo, Fatos Geci në seancën e jashtëzakonshme.
Geci krahasoi ish-presidentin Hashim Thaçi me Naim Murseli, ku ky i fundit u dënua me burgim të përjetshëm.
Ismaili-Ahmeti tha se Geci duhet të jap dorëheqje.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet urgjentisht të kërkojë nga deputeti Geci që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, dhe të dënojë gjuhën që ka përdorur ai sot në Kuvend kundrejt Presidentit Thaçi!”, ka shkruar ajo.