Ismaili: Barazia gjinore është parakusht për demokraci e zhvillim

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 14:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili për nder të festës së 8 marsit- ditës së gruas ka ndarë mirënjohje dhe lule për disa infermiere e doktoresha nga klinika e QKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Ismaili tha se barazia gjinore është obligim për institucionet andaj edhe është krenar që institucioni që ai drejton ka një përqindje të madhe të grave.

“Këtu gra ka më shumë se sa burra në punë dhe ndoshta është një model që me marr edhe të tjerë mirëpo kjo festë na jep edhe një obligim që barazia gjinore është parakusht për demokraci dhe zhvillim”.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se prania e grave në institucione është e domosdoshme e sidomos në ato të shëndetësisë.

Lirie Beqiri, koordinatore e infermierisë, falënderoi ministrin për prezencën duke premtuar se do të punojnë që të përballen me të gjitha obligimet që i kanë.

“Ju jemi mirënjohës sepse pas kaq shumë vitesh infermieria e ka marrë rolin që e meriton. Është ministri i parë që gjen kohë për ne infermieret në QKUK dhe ShSKUK. Premtojmë që do të iu dalim ballë të gjitha obligimet që kemi”.

Të ngjashme