Ismaili: PDK-ja ka program të qartë për nevojat e qytetarëve

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kjo parti ka program të qartë për nevojat e qytetarëve dhe rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dega e PDK-së në Prishtinë, ka zgjedhur shtabin zgjedhor dhe udhëheqësin e këtij shtabi për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Në Degën e PDK-së në Prishtinë zgjodhëm shtabin zgjedhor dhe kryetarin e shtabit. Nënkryetari i Degës, Ilirik Musliu do të udhëheqë me shtabin dhe të gjitha punët organizative gjatë kësaj fushate zgjedhore. Qysh nesër, ne do të nisim takimet me nëndegët dhe komunikimin me të gjitha strukturat tona në Prishtinë për të vazhduar trendin e rritjes. Për më shumë se një vit keqqeverisje nga dy qeveri, Partia Demokratike e Kosovës ka një program të qartë për nevojat e qytetarëve, dhe një ekip të gatshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të vendit”, ka shkruar Ismaili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme