Ismaili: Për herë të parë Kosova po bëhet me Qendër Nacionale që trajton sulmet në tru

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 11:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Klinikën e Neurologjisë, ku për herë të parë në Kosovë po ndërtohet Qendra Nacionale për trajtimin e sulmeve në tru.

Sulmet në tru janë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve dhe shkaku i tretë kryesor i paralizës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ministri Ismaili ka thënë se kjo qendër dot ë jetë një nga projektet më të mëdha e cila do shpëtoj qytetarët tanë nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e shumta financiare.

“Pas një angazhimi të madh, tani Qendra Nacionale për trajtimin e sulmeve në tru e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë po merr formë. Pas montimin të pajisjeve, kjo Qendër Nacionale do të jetë në gatishmëritë pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se kjo është një ditë e madhe për shëndetësinë.“Pas rregullimit të shërbimi të për kujdesin e zemrës dhe stentimin tani po krijojmë edhe një shërbim tjetër nacional që do të trajtoj sulmet në tru”, ka thënë drejtori Sejdiu.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, tha se kjo është Qendra e parë e këtillë në rajon për të cilën do të jemi krenarë të gjithë.

“Falënderoj ministrin Ismaili dhe drejtorin Sejdiu për mbështetjen e madhe për realizimin e këtij projekti me rëndësi nacionale”, tha drejtori Shala.

Në këtë projekt janë investuar mbi 1.3 milion euro në pajisje dhe infrastrukturë. Kjo është qendra e parë në rajon e këtij lloji që ka të gjitha shërbimet e integruara.

Të ngjashme