Ismaili përuron ambulancat e rinovuara specialistike në ORL dhe Oftalmologji

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:39 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë  i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka përuruar ambulancat e rinovuara specialistike në ORL dhe Oftalmologji, raporton Ekonomia Online.

me këtë rast Ismaili tha se objekti është i pajisur me aparaturë moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore.

Sipas tij, me këto investime do të rritet numri i pacientëve që do të marrin shërbime shëndetësore brenda ditës.

“Një objekt i vjetër  dhe i lënë pas dore, i shndërruar në një hapësirë moderne për shërbime ambulantore specialistike për sy, hundë, fyt dhe veshë”.

“Pas investimit që kemi bërë, përfundimisht kemi hequr pamjet e rënda të qytetarëve tanë duke pritur nëpër bodrume”.

“Sot, kjo hapësirë ka pritore për pacientë, sistem të radhës, klimatizim adekuat për dallim nga bodrumet dhe pajisje moderne për shërbime më cilësore dhe më të sigurta”.

“Të kemi një sistem të radhës së pacientët të mos kontrollohen me anë të njohshme të tyre por me sistemin e rregullt që do të presin në radhë në kushte të mira. Ky është një sistem i ri që jemi drejt hapave të modernizimit. Gjitha këto krijojnë zvogëlimin e shpenzimeve”, ka thënë Ismaili.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në objektin e rinovuar, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë kanë kushte shumë më të mira për ofrimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore.

“Jemi në hapjen solemne të klinikës se Oftalmologjisë dhe ORL-së. Kanë një vëllim të madh të pacientëve dhe krijimi i kushteve komode dhe sa më profesional”.

“Tani në një ambient të transformuar është një kënaqësi e veçantë pasi pacientët kanë ku të vijnë, duke respektuar radhën dhe pasur qasje në ambiente komode dhe pajisjet të cilët kanë arritur shërbimi profesional si infrastrukturë edhe në nga aspekti human”, tha Sejdiu.

Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi, deklaroi se përmes këtij investimi do të zvogëlohen edhe pakënaqësitë e pacientëve. Siç tha ai, këto klinika pas 30 vjet janë pajisur me pajisje moderne, raporton EO.

“Është një ditë e madhe së bashku me ministrinë dhe drejtorin e QKSUK-së. Edhe kryepalamentari i cili ka deklaruar se do ta kthej mendjen nga shëndetësia dhe ajo ndodhi. Është një ambient i punës ku mund të ofrohen shërbime profesione dhe pakënaqësitë e njerëzve tonë do të jenë të zvogëluara”.

“Pas 30 viteve është pajisura me pajisjeje me moderne qe  përdor gjithë bota. Çdo ditë shpëtojmë jetë njerëzve duke iu falënderuar investimit të bërë”, tha ai.

Shërbimet specialistike për sy, deri tani janë ofruar në katin përdhes, ku kushtet nuk ka qenë adekuate, siguria dhe cilësia e shërbimeve nuk ka qenë në nivel, pacientët janë përballur me situata të vështira deri në marrjen e një shërbimi.

Të ngjashme