Ismaili përuron klinikën e rinovuar të Biokimisë, projekti kushtoi 110 mijë euro

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 14:06 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka përuruar klinikën e rinovuar të Biokimisë, raporton Ekonomia Online.

Klinika e Biokimisë deri ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit.

Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave etj.

Gjatë përurimit të kësaj klinike të rimëkëmbur, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.

“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës”.

“Po shohim që po krijohen klinika nëpër QKUK që janë model dhe profesionist në Kosovë kanë hapësirë të përmbushin potencialin e tyre. Pas vizitës që bëmë nuk do të ndalemi me kaq. Do të vihet aparatura tjera që do të rritet gama e shërbimeve”.

“Po kthehet etapa e modernizimit të shëndetësisë që e e kemi prit me dekada”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se përmes këtij investimi është bërë një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

“Këtu ndërlidhet puna e shumë mjekëve dhe do të kryhen analiza të ndryshme. Pacienti do të merr shërbime me cilësor dhe një ambient modern”.

“Është një hap drejt modernizimit të klinikave që nënkupton zgjerimin e shërbimeve. Jemi duke i zgjeruar të gjitha investimet e kjo e gjitha për pacientët”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, ka thënë se tani janë plotësuar parakushtet që Laboratori i Biokimisë të akreditohet edhe në federatat ndërkombëtare.

“Kjo klinikë ka më u përkrah me aparaturën gjegjëse. Falënderoj për këtë investim aq të mirë e cila do të vazhdoj edhe faza e dytë që deri me tani nuk ka qenë. Gama e shërbimeve është rritë kaq shumë sa që ka arritur numrin e përgjithshëm të parametrave që ka pasur gjithë Kosova në shërbimin spitalor universitar me 1 milion brenda vitit”.

“Me këto kushte që po bëhet dorëzimi i këtij renovimi ne do të shkojmë edhe më përpara. Deri me tani Kosova nuk ka pasur laborator të akredituar dhe tani me këto kushte na hap rrugën që ky laborator të paraqes kërkesën që mund të akreditohet dhe të paraprijë laboratorëve në nivel të Kosovës”, tha duke bërë të ditur se ky investim kap vlerën prej 110 mijë euro.

Të ngjashme