Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se së shpejti QKUK do të pajiset me shtretër të rijnë, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij mbetën ende shumë sfida për tu tejkaluar mirëpo që do të punojnë në sigurimin e një cilësie më të madhe.
Postimi i plotë:
Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë qe kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin.