Istogu shkon në rivotim, vendos PZAP

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 12:31 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që komuna e Istogut të shkojë në rivotim, pas ankesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për parregullsi.

LDK-ja ka dërguar në PZAP ankesë pas numërimit të votave me postë në Istog.

Sipas kësaj partie, Gani Dreshaj i AAK-së arriti të marrë epërsinë në Istog duke manipuluar votat përmes postës.

Vendimin e ka konfirmuar për Gazetën Express Mulë Desku nga PZAP.

“PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e Dytë, të mbajtura më datë 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit të Dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunës së Istogut”, ka thënë Desku.

KQZ-ja del me rezultatet finale të balotazhit të 19 nëntorit, sot në orën 13:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme