Itali, kosovari masakron gruan me thikë dhe pastaj e djeg me acid

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 10:58 | Nga

Një shqiptar ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.

37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Ishin fqinjët e çiftit ata që ndërhynë pasi dëgjuan britmat e gruas. Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët.

Sipas hetuesve, deri tani dyshimet janë ngritur në pistën e xhelozisë, por po hetohet edhe mbi mundësinë e sherrit pas kërkesës së gruas për divorc. Kosovari rrezikon burg për akuzat e vrasjes në tentativë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme