Italia po pret krizë ekonomike, ngjashëm si Turqia

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 18:20 | Nga

Nënsekretari i Qeverisë së Italisë, Giancarlo Giorgetti, ka bërë të ditur se vendi i tij mund të përballet me një sulm ekonomik, ngjashëm si Turqia.

Në një intervistë për gazetën lokale Libero, Giorgetti është shprehur se po presin që kjo krizë të ndodhë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

“Në verë vëllimet e tregut janë të vogla, ju mund të vendosni baza për nisma agresive kundër vendeve. Shikoni Turqinë”, ka deklaruar ai.

Por, në rast të një sulmi të tillë, Italia ka mjetet e duhura për të reaguar. E gjitha kjo sipas Giorgettit falë sasisë së madhe të kursimeve private.

Italia është solidarizuar me krizën ekonomike në Turqi, shkruan AA, përcjellë Klan Kosova.

Të shtunën Ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi deklaroi se ajo që ndodh në Turqi ka të bëjë edhe me Evropën.

Ai përmendi rëndësinë që pati lira turke në atë që Italia të kishte euron si monedhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme