Italianët të interesuar për të investuar në Rahovec

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 16:07 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi kanë pritur në takim një grup biznesmenësh Italian të interesuar për të investuar në sektorin e bujqësisë.

Kryetari Latifi, gjatë takimit u ka thënë biznesmenëve Italian, se si institucione Komunale jemi të gatshëm për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe në sektor të tjerë të cilët ju e shihni të arsyeshëm që të bashkëpunojmë ,dhe në të ardhmën nga bashkëpunimi të ketë suksese dhe nga këto suksese të përfitojnë fermerët e Komunës.

Biznesmenët Italianë  kanë thënë se e vlerësojnë lart interesin e Qeverisë Komunale për shprehjen e gatishmërisë për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, fillimisht me trajnimin në Itali të fermerëve në të cilët shprehin interesim për kultivimin e qershisë kineze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme