Iu paraqitën si policë, ia grabitin çantën me rreth 50 mijë euro një personi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se me datë 27.04.2022 rreth orës 20:55 në Stacionin Policor-Malishevë është paraqitur viktima shtetas turk, drejtor i një poliklinike në Prishtinë, duke theksuar se rreth orës 18:00 me veturën e tij me tabela te Shqipërisë ishte duke qarkulluar në Autostradën ,,Ibrahim Rugova’’ nga drejtimi Prishtinës në drejtim të Prizrenit.

Të njëjtin në zonën e Malishevës e kanë ndaluar dy persona të moshës 30-35 vjeçare, që ishin me veturë dhe njëri ishte prezantuar si polic.

“Të njëjtit kanë kontrolluar veturën dhe nga vendi (nën ulëse) i kanë marrë një çantë dore që brenda saj kishte rreth 40 – 50 mijë Euro para, një telefon IPHONE dhe librezën e veturës”, njofton PK-ja.

Viktima deklaron se tek te dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brez, por që nuk i kishin nxjerr nga brezi.

“Pas kryerjes se grabitjes te dyshuarit me veturën e tyre janë larguar ne drejtim të Prizrenit. Hetimet në vijimësi”, njofton policia.

Të ngjashme