BE-ja dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 14:54 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kritikuar vendet perëndimore për dështimin për të treguar solidaritet gjatë përpjekjes së dështuar të grusht shtetit të vitit 2016 në Turqi, por gjithashtu riafirmoi gatishmërinë e Ankarasë për të normalizuar marrëdhëniet e saj me kryeqytetet evropiane si partnerë të barabartë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por disa vende evropiane, për fat të keq, nuk i shohin faktet”, tha Çavuşoğlu në një intervistë ekskluzive me transmetuesit ndërkombëtar të Gjermanisë DW.

Ministri turk kritikoi disa vende anëtare të BE-së, pa i emëruar ato, për rritje të pengesave politike për të bllokuar procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të për reforma nga Ankaraja.

“Vetëm disa vende në BE faktikisht janë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Një shumicë e madhe e shteteve anëtare aktualisht janë në favor të anëtarësimit të Turqisë në BE”, theksoi Çavuşoğlu.

Lidhjet midis Turqisë dhe partnerëve të saj evropianë janë tensionuar që nga grusht shteti i dështuar i vitit 2016 në Turqi, pasi politikanët turq kritikuan ashpër evropianët për mosshfaqjen e solidaritetit me qeverinë turke.

Çavuşoğlu tha se ai ishte i irrituar nga qëndrimi i disa kolegëve të tij perëndimorë në natën e përpjekjes së grusht shtetit të dështuar.

“Shumë ministra atë natë më morën në pyetje. Ishte ora 3:00 e mëngjesit dhe më pyesnin se si Turqia do t’i trajtojë këta komplotistë, në vend që të më pyesin se si isha personalisht dhe si është situata në Turqi”, tha ai.

Përpjekja e grusht shtetit të dështuar e organizatës terroriste FETO dhe udhëheqësit të saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur në Turqi.

I pyetur se cilat vende beson se kishin mbështetur këtë përpjekje për grusht shteti dhe kanë shprehur keqardhje për dështimin e tij, shefi i diplomacisë turke u përgjigj: “Për fat të keq, shumica e madhe e tyre… Shumë vende evropiane… Pothuajse të gjitha”.

“Pse askush nuk erdhi për të na vizituar pas grusht shtetit të dështuar”, pyeti ministri Çavuşoğlu.

Ministri turk kritikoi disa vende evropiane për dhënien e statusit të azilit për komplotistët e grusht shtetit që u larguan nga vendi pas zmbrapsjes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme