UP-ja harton planin e veprimit kundër ngacmimit seksual

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 08:16 | Nga

Këshilli Drejtues i universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka formuar një komision për hartimin e politikës dhe planit të veprimit kundër ngacmimit seksual në këtë institucion, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni është formuar më datë 17 maj të këtij viti me kërkesë të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

UP-ja përmes një përgjigjeje me shkrim për gazetën ka thënë se komisioni do të përbëhet nga 13 anëtarë. Pjesë e komisionit do të jenë pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ të UP-së, një prorektor, koordinatorja e Qendrës për Barazi Gjinore në UP, përfaqësues të Programit Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, përfaqësues nga Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe kryetarja e Parlamentit Studentor të UP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme