Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e grupeve në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 19:26 | Nga

UEFA bën të ditur datat e zhvillimit të ndeshjeve në tetë grupet e Ligës së Kampionëve

Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të edicionit 2016/17 të Ligës së Kampionëve, UEFA ka zbuluar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube.

Ndeshjet e para zhvillohen më 13 dhe 14 shtator, kurse ato të dytat më 27 dhe 28 shtator.

Më 18 dhe 19 tetor zhvillohen ndeshjet e treta, kurse më 1 dhe 2 nëntor ato të katërta.

Ndeshjet e pesta zhvillohen më 22 dhe 23 nëntor, kurse të fundit për fazën e grupeve luhen më 6 dhe 7 dhjetor 2016.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme