Procesi i numërimit ka përfunduar në 8 qarqe të vendit, ndërsa në Durrës, Berat dhe Gjirokastër kanë ngelur në 2 kutitë e fundit, po ashtu numërimi vijon edhe në Tiranë.
Nëse nga kutitë e fundit nuk do të ketë surpriza, pesë janë partitë që do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm, shkruan Top Channel.
E nëse nuk ka ndryshime në qarqet e mësipërme, mandatet do të ndahen si më poshtë: PS: 74 mandate, PD: 43 mandate, LSI: 19 mandate, PDIU: 3 mandate, PSD: 1 mandat.
Emrat e deputetëve të rinj që pritet të jenë sesionin e ardhshëm parlamentar.
Qarku Berat, 7 mandate: PS-Blendi Klosi, Ermonela Valikaj, Adnor Shameti dhe Fadil Nasufi. PD-Eduard Halimi. LSI, Nasip Naço dhe Gledjon Rehovica.
Qarku Dibër 6 mandate: PS-Ilir Beqaj dhe Almira Xhembulla. PD-Dhurata Cupi (Tyli) dhe Xhemal Gjunkshi. PDIU-Reme Lali. LSI-Përparim Spahiu.
Qarku Durrës, vijon numërimi, 14 mandate: PS-Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi, Rolant Xhelilaj, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Klodiana Spahiu. PD-Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka dhe Florjon Mima. LSI-Lefter Koka dhe Nora Malaj.
Qarku Elbasan, 14 mandate: PS-Taulant Balla, Evis Kushi, Arben Kamami, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Luan Duzha dhe Nuri Belba. PD-Edmond Spaho, Endri Hasa dhe Luciano Boci. PDIU-Aqif Rakipi dhe Bujar Muça. LSI-Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto.
Qarku Fier, 16 mandate: PS-Erion Braçe, Adelina Rista, Bashkim Fino, Ismet Beqiraj, Antoneta Dhima, Bujar Çela, Tatiana Piro(Nurçe), Anduel Xhindi, Gramoz Ruçi dhe Xhevit Bushaj. PD-Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Myslim Murrizi dhe Luan Baci. LSI-Petrit Vasili dhe Robert Bitri.
Qarku Gjirokastër, vijon numërimi, 5 mandate: PS-Bledar Çuçi, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi. PD-Tritan Shehu. LSI-Vangjel Tavo.
Qarku Korçë, 11 mandate: PS-Niko Peleshi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli dhe Edlira Bode. PD-Valentina Duka, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu. LSI-Edmond Panariti.
Qarku Kukës, 3 mandate: PD- Flamur Noka dhe Isuf Celaj. PS-Mimi Kodheli.
Qarku Lezhë, 7 mandate: PS-Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani. PD-Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj. LSI-Viktor Tushaj.
Qarku Shkodër, 11 mandate: PD- Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia dhe Nard Ndoka. PS-Ditmir Bushati, Paulin Sterkaj, Senida Mesi dhe Luan Harusha. PSD-Tom Doshi. LSI- Agron Çela.
Qarku Tiranë, vijon numërimi, 34 mandate: PS-Elona Hoxha/Gjebrea, Besnik Baraj, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ervin Bushati, Ogerta Manastirliu, Fatmir Xhafaj, Rakip Suli, Arben Ahmetaj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Sadi Vorpsi dhe Arben Servet Pellumbi. PD-Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Shqima, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu
dhe Dashamir Shehi. LSI-Klajda Gjoshi, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Endrit Braimllari dheLuan Rama.
Qarku Vlorë, 12 mandate: PS-Damian Gjiknuri, Vilma Bello, Alket Hyseni, Vullnet Sinaj, Andrea Marto, Edi Rama, Edmond Leka dhe Fatmir Velaj. PD-Agron Shehaj, Nadire Mecorapaj dhe Vangjel Dule. LSI-Sezai Rokaj.