UP-ja padi ndaj Kishës ortodokse dhe Kuvendit komunal të Prishtinës

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 08:03 | Nga

Padi ndaj Kishës ortodokse serbe, që ndodhet në oborrin e kampusit universitar dhe ndaj Kuvendit komunal të Prishtinës për vendimin e vitit 1990 ka ngritur të mërkurën universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan sot Koha Ditore.

Padia me bazë “Vërtetim i së drejtës së shfrytëzimit dhe kthimi i posedimit” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga sekretari i UP-së, Esat Kelmendi. Për dallim prej vitit 2012, kur UP-ja kishte paditur vetëm kishën, kësaj radhe padi ka bërë edhe ndaj Kuvendit komunal të Prishtinës për vërtetim të së drejtës së shfrytëzimit. Zyrtarë të UP-së thonë se kësaj radhe padia është shumë më e kompletuar sesa ajo e para.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme