Ekonomia Online
FUNDIT

Ja se çfarë është gjetur në zarfet me vota të ardhura nga Serbia

Ja se çfarë është gjetur në zarfet me vota të ardhura nga Serbia

Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë. Policia e Kosovës ka thënë se rezultatet e deritanishme, jo zyrtare të pranuara gojarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se janë gjetur dy lloje të elementeve të […]

Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka thënë se rezultatet e deritanishme, jo zyrtare të pranuara gojarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se janë gjetur dy lloje të elementeve të mundshme.

“Elementi që vet letra e përmban e që nuk ka rrezik dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në sprej për pastrim të zyrave ose për spërkatjet e pemëve e që nuk ka rrezik për jetën”, kanë thënë burimet brenda policisë të bazuara në deklaratat gojore te IKShP-së, shkruan Indeksonline.

Por, sipas policisë, për më shumë do të tregojnë analizat të cilat do të bëhen në laborator përkatës.

Janë gjithsejtë 4 500 zarfe me vota të cilat kanë arritur në njërën nga degët e Postës në Prishtinë nga dy zyrtarë serb e për fatin e të cilave nuk ishte marr asnjë vendim nga anëtaret e KQZ-së.

Të ngjashme