Jada Smith shpjegon se përse ajo dhe Will preferojnë termin “partnerë jete” e jo “të martuar”

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Vitin e kaluar, Will Smith kishte befasuar shumë njerëz kur kishte deklaruar se ai dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, preferojnë t’iu referohen vetes si “partnerë jete” në vend të “të martuar”.

“Kam pasur nevojë për një formë tjetër në mënyrë që t’i largojë të gjitha pritshmëritë që i kam pasur nga në martesë”, ka treguar Jada, 47 vjeçare për revistën ‘PEOPLE’.

“Është dashur at bëjë këtë për ta parë Will-in si një qenie njerëzore dhe jo si burri im”, ka shtuar ajo.

Nuk është ndonjë sekret që Jada dhe Will e trajtojnë martesën më ndryshe se çiftet e zakonshme.

Prindërit e tri fëmijëve i kanë mbi 20 vjet martesë dhe vazhdojnë të na befasojnë me perspektivën e freskët mbi atë se si mund të duket dashuria.

“Të gjithë kemi pritshmëri. Oh, kështu duhet të duket një burrë. Oh, kështu duhet të jetë një grua. Unë kam filluar t’i largojë të gjitha këto ide, pritshmëri dhe emërtime”, ka rrëfyer ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme