James Madison University shpreh interesim për të nisur bashkëpunimin me UBT-në

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion nga James Madison University ka qëndruar në UBT, ku janë pritur nga rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili i njoftoi me proceset, të arriturat dhe planet e institucionit, në aspektin e përmirësimit të nivelit të arsimit kosovar dhe ndërkombëtarizimin e tij.

Delegacioni nga ky universitet amerikan shprehu interesim për fillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, që pritet të përfshijë aktivitete në dobi të studentëve dhe stafit të të dy institucioneve.

Të shoqëruar nga rektori Hajrizi, ata vizituan Kampusin Inovativ të UBT-së,në Lipjan, me ç’rast edhe shprehën konsideratë të lartë mbi atë që është ndërtuar e arritur në UBT në këto 18 vite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme