“Janë shqyer dyert”, Këlliçi: Do nisem menjëherë për denoncim në polici, përgjegjës është Basha

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i FRPD-së Belind Këlliçi lëshoi akuza të forta kundër Lulzim Bashës dhe u nis në drejtim të drejtorisë së Policisë së Shtetit për të bërë kallëzim për vjedhje në zyrën e tij. Ai tha se në momentin që u drejtua për të shkuar në zyrë konstatoi se brava ishte ndërruar dhe se materiale dhe sende që kishte brenda ishin vjedhur. Për gjithçka ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën.

“Fill pas mbledhjes së komisionit ku nuk kemi cenuar njeri. Kemi shkuar te zyra ime personale, ky zyra ka qenë me brava të ndërruara dhe çelësa dhe është vjedhur dhe përgjegjës bëj drejtpërdrejt Lulzim Bashën. Janë vjedhur USB me materiale personale dhe do i drejtohem komisariatit për kallëzim” tha ai.

Në vijim të deklaratës së tij, Këlliçi sqaroi edhe akuzat për persona të armatosur brenda selisë së PD-së. “Ka pasur persona, të rinj dhe janë ankuar se janë kërcënuar nga persona të armatosur brenda në seli. Që të mbrosh karrigen me dhunë me armë, kjo nuk është normale. Nëse mendojnë se trembemi e kanë gabim”.

Të ngjashme