Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës që dha dorëheqje nga AAK-ja, i është bashkuar PDK-së.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i partisë Kadri Veseli.
“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë. Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe”.
“Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli.