Japonia shënon fitore të thellë ndaj Tunizisë

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Japonia ka shënuar fitore të thellë ndaj Tunisisë në ndeshjen e dytë të grupit F me rezultat 0:4.

Golat për japonezët i realizuan Daichi Kamada në minutën e 4-të, dy gola Ayase Ueda në të 31-tën dhe 83-tën si dhe Junya Ito në të 69-tën.

Pas kësaj humbje kombëtarja afrikane eliminohet nga botërori.

Kjo njëherit ishte edhe ndeshja e 1000-të në kampionatet botërore, njofton Klankosova.tv.

Japonia, në ndeshjen e radhës përballet me Suedinë, ndërsa Tunizia me Holandën.

Të ngjashme