Jashari: Kuvendi asnjëherë s’ka marrë mundin për ta dëgjuar Avokatin e Popullit

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 11:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra evropiane për çështjen e minoriteteve në Kosovë ka organizuar tryezë diskutimi me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës ngase siç tha ai asnjëherë nuk ka marrë mundin për të dëgjuar Avokatin e Populli.

“Çka përfaqësoj dhe çka prezanton Avokati i Popullit, por qytetarët nuk kanë qenë të njoftuar në fillim. Në vitin 2015 pati një ndryshim në ligj ku përfshihej Ligji për Barazi Gjinore po ashtu edhe Ligji për Avokatin e Popullit në të cilin u fuqizua shumë. Dilema e parë që kemi pasë ka qenë që Kushtetuesja i raporton Kuvendit. Kuvendi asnjëherë s’ka marrë mundin për ta dëgjuar Avokatin e Popullit. Në vitin e parë kam qenë në foltoren e Kuvendit dhe me është dhënë 4-5 minuta kohë, por në 5 minuta nuk ja vlen të diskutohet dhe nuk kohë të prezanton raportin 1 vjeçar”.

Jashari tha se ka kërkuar që edhe kryeministri i vendit së paku një herë të raportojë në Kuvend për të drejtat e njeriut.

“Ka qenë hera e parë në Kosovë kur raporti i Avokatit të Popullit u diskutua për 3 orë të plota në Kosovë. Kam kërkuar për kryeministrin e vendit që gjithashtu edhe ai së paku një herë të raportojë në Kuvend për të drejtat e njeriut. Nesër e kemi ditën ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut dhe do t’i bëjmë thirrje qeverisë për ta pasë në prioritet lansimin e një database për të drejtat e njeriut, të drejtat e njeriut nuk janë pronë e Avokatit të Popullit, por janë të secilit”, tha Hilmi Jashari.

Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, tha se si ministri synojnë që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Ai tha se synim kyç është avancimi i të drejtave të grave e vajzave.

“Sfida të ndryshme si ato në fushën e drejtësisë vazhdojnë të vënë në sprove të drejtat themelore të njeriut. Ministria e Drejtësisë është obliguese e një sërë aktiviteteve të ndryshme dhe që ndikojnë në zbatimin e të drejtave të njeriut. Synim kyç dhe parësor ka qenë avancimi i të drejtave të grave, vajzave dhe grupeve të margjinalizume. Rishikimi funksional i sektorit të ligjit rrit pritshmërinë e qytetarit ndaj sektorit të sundimit të ligjit dhe rrit zhvillimin ekonomik. Ministria e Drejtësisë synon të mbrojë të drejtat e qytetarëve”, tha Marmullakaj, raporton EO.

Drejtor i Përgjithshëm i Agjensionit të Regjistrit Civil, Bekim Hoxha, “Agjencia e Regjistrit Civil ka kontribuar shumë në të drejtat e njeriut  dhe për çdo pakënaqësi ne do të jemi aty për ju dhe do të ju përgjigjemi”

Menaxherja në “ECMI Kosova”,  Jeta Bakija, tha se qëllimi i këtij diskutimi është që të identifikohen rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Qëllimi i konferencës është prezantimi i punës që kemi bërë gjatë katër viteve. Ky projekt ka pasur 4 komponentë: si krijimi i bashkëpunimit të organizatave në Kosovë dhe në komunat e tjera dhe duke përfshirë 19 organizata të tjera dhe angazhimi i asistentëve që na ka ndihmuar për me identifiku rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut siç është ngritja e kapaciteteve tona si organizata që me lobu për të drejtat e grupeve”, tha ajo, raporton EO.

Të ngjashme