Jashari: Serbia po përdor konkurset paralele për të ndikuar në zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Juristi Arbër Jashari ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se autoritetet serbe po tentojnë të ndikojnë në proceset zgjedhore në Kosovë përmes institucioneve paralele të shëndetësisë.

Ai ka rikujtuar deklarimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili para dy muajsh pati paralajmëruar hapjen e 400 vendeve të reja të punës në sistemin paralel shëndetësor në Kosovë.

“A ju kujtohet para dy muajsh kur presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, pat lajmëruar se do të hapen 400 vende pune, në sistemin e kujdesit shendetësor të Kosovës, sistem ky paralel dhe jashtë ombrelles se Republikes së Kosoves. Dhe se ky veprim me plotë të drejtë u patë cilësuar si perpjekje për të ndikuar në zgjedhjet lokale te tetori, në favor të subjektit politik që mbështetet nga Beogradi – Listës Serbe. Historia s’ka mbaruar. Serbia po i riciklon të njëjtat konkurse, me të njëjtin qëllim. Institucionet paralele kanë njoftuar sot,  se procesi i përzgjedhjes se konkursit të tetorit 2025,  për punësim në të ashtuquajturin Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Kosoves, shtyhet deri në janar 2026, “për shkak të numrit të madh të aplikimeve”.  S’do shumë mend për të kuptuar që kjo është një mënyrë tjetër për t’i mbajtur njerëzit e varur dhe të kushtëzuar – këtë herë për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por këto parime bien në ujë kur komuniteti serb nuk ka mundësinë të zgjedhë lirshëm, pa presione dhe pa dirigjim politik nga Beograd”, ka shkruar ai.

Të ngjashme