Oda Amerikane organizon Javën e Ndërmarrësisë – Në fokus mbështetja për bizneset e reja

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 16:12 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në kuadër të aktiviteteve të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka mbajtur një diskutim për Programet e Mbështetjes së Startupeve me Dajana Berisha nga FIQ-i, Leonora Kusari nga BERZh-i dhe Shaqir Palushi nga Frutexi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, duke folur për Javën Globale të Ndërmarrësisë, tha se fokus do të kenë bizneset e reja dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve.

“Po lansojmë aktivitet në kuadër të ndërmarrësisë. Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitet për ndërmarrësinë dhe nisjen e bizneseve të reja nën organizimin e Qendrës së Inovacionit të Kosovës”.

“Oda Amerikane i kushton shumë rëndësi ndërmarrësisë. Këtë vit do të fokusohemi në gjithëpërfshirje, gjegjësisht në politikat e edukimit”.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), tha se situata  në tregun e punës është e paqartë dhe me këtë rast lindin problemet e orientimit të të rinjve.

Sipas saj, nëse Qeveria e mbështet sektorin e ndërmarrësisë shanset janë të mëdha për zhvillim.

“Mënyra më e mirë e adresimit të gjithë problematikave na ka rezultuar me qenë çështja e ndërmarrësisë. Në një situatë kur nuk e kemi të qartë tregun e punës, ballafaqohemi me vështirësi se në çka duhet të orientohemi”.

“Ndër vite kemi eksploruar konceptet e ndërmarrësisë. Kemi filluar në vitin 2014 më programe të ndërmarrësisë. Bujqësia është sektori kryesor në mendjet e shqiptarëve. Nëse Qeveria vendos të mbështes ndërmarrësinë ka shanse pozitive. Ka probleme të mëdha në promovimin e ndërmarrësisë”.

Leonora Kusari, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), foli për programet që ata ofrojnë për të rinjtë që të kenë njohuri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

“Ne i kemi dy programe për të rinj. Programi është për ide inovative që kanë mundësi të internacionalizohen në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Në këtë program japim akces në njohuri dhe ekspertizë. Pjesë e programit është edhe qasja në fonde”.

“I dyti program quhet ‘Të rinj në biznes’ që i dedikohet të rinjve deri moshën 35 vjeç. Kjo do të hera e parë me një bankë që u ofron akses në financa. Kemi pasur partnere TEB Bankën tash do të kemi një bankë tjetër”.

Shaqir Palushi pronar i kompanisë “Frutex”, tha se më e rëndësishmja për të arritur sukses në një biznes është këmbëngulja për të mos u dorëzuar asnjëherë, duke mos lënë anash as idenë e vullnetin, raporton EO.

“Shumica prej neve na ka rënë të dëgjojmë për historinë e njerëzve që kanë arritur sukses në biznes dhe të gjithë kanë filluar nga asgjë, me pak para e shumë vullnet. Për të krijuar biznes duhet të kesh ide dhe plan, më e rëndësishmja këmbëngulja për të mos u dorëzuar asnjëherë”.

“Për të shkuar te suksesi duhet koha, orientimi në nevojat e klientit, e rëndësishme është edhe egoja. Nëse ne i përkushtoheni një biznesi 100% mund të arrijmë”.

Të ngjashme