Sot në Tiranë vjen Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Në orën 17:30 do të organizohet ceremonia shtetërore e pritjes së tij nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe në orën 19:15, Rama dhe Juncker do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë nisur një tur vizitash në Ballkan duke nisur nga Maqedonia. Më pas, në Shqipëri, Serbi, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në fund në në Bullgari.
Ky turne që nis nga 25 shkurti dhe mbyllet më 1 mars synon prezantimin e strategjisë së BE-së për Ballkanit Perëndimor, shkruan syri.net.