Jo vetëm taksë, produkteve serbe po u futet flaka në gjithë Kosovën

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe, jo vetëm se ka gjetur mbështetje te qytetarët, por një pjesë të tyre edhe ka mobilizuar në një fushatë bojkotuese ndaj tyre.

Pas Kaçanikut, tani edhe në Deçan, qytetarët kanë mbledhur produktet serbe nga raftet e dyqaneve dhe i kanë nxjerr ato në shesh për të ua vënë flakën.

“Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e takses doganore 100% për produktet Serbe, sot në formë bojkoti dogjem disa produkte me origjinë nga Serbia”.

“Nga Qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë Serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj!”, thuhet në një postim që është bërë në rrjetet sociale, ku janë ekspozuar edhe foto e video nga djegia e produkteve serbe.

https://www.facebook.com/rifat.stojkaj/videos/2512647338750662/?t=0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme