Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e bënë zyrtare martesën e tyre të shtunën, duke i thënë po njëri-tjetrit në një ceremoni para familjes dhe miqve.
Çifti, i cili nisi lidhjen në maj të këtij viti, u martuan të shtunën në Indi vendin e lindjes të Chopras.
“Njerëzit do të kenë nevojë për pushime pas kësaj dasme,” tha Chopra për Vogue.
Jonas thuhet se e bëri pytjen e madhe në korrik në ditëlindjen e 36-të të Chopras ndërsa çifti ishte në një udhëtim në Londër, por ata nuk e konfirmuan lajmin deri në gusht, kur ata festuan fejesën e tyre me një ceremoni tradicionale Roka në Mumbai.
“E ardhmja zonja Jonas. Zemra ime. Dashuria ime, “shkroi Jonas së bashku me një foto të çiftit.