Nick Jonas flet për diabetin, Priyanka Chopra i lë një koment të ëmbël

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Priyanka Chopra la një koment të ëmbël dhe mbështetës nën postin e të fejuarit të saj Nick Jonas i cili foli për diagnozën e tij me diabet rreth 13 vjet më parë, transmeton Klan Kosova.

“Sot 13 vjet më parë u diagnostikova me diabet të tipit 1”, shkroi Nick.

“Unë kam kontroll të plotë në jetën time me këtë sëmundje por jam mirënjohës për familjen time dhe për të dashurit e mi që më kanë ndihmuar në çdo hap të rrugës. Asnjëherë mos lejoni që ndonjë gjë t’ju ndalojë të jetoni. Faleminderit të gjithë fansave për fjalët dhe përkrahjen. Ju dua”.

Pastaj Priyanka la një koment.

“Gjithçka rreth teje është e veçantë. Me ose pa diabet’, shkroi ajo.

nick jonas priyanka chopra diabetes 024184133

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme