Jonas dhe Chopra martohen në Indi

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e bënë zyrtare martesën e tyre të shtunën, duke i thënë po njëri-tjetrit në një ceremoni para familjes dhe miqve.

Çifti, i cili nisi lidhjen në maj të këtij viti, u martuan të shtunën në Indi vendin e lindjes të Chopras.

“Njerëzit do të kenë nevojë për pushime pas kësaj dasme,” tha Chopra për Vogue.

Jonas thuhet se e bëri pytjen e madhe në korrik në ditëlindjen e 36-të të Chopras ndërsa çifti ishte në një udhëtim në Londër, por ata nuk e konfirmuan lajmin deri në gusht, kur ata festuan fejesën e tyre me një ceremoni tradicionale Roka në Mumbai.

“E ardhmja zonja Jonas. Zemra ime. Dashuria ime, “shkroi Jonas së bashku me një foto të çiftit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme