Josa, kandidati kryesor për të marrë timonin e Dritës

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Futbollit, Drita nga sot është pa trajner, pasi Arsim Thaçi dha dorëheqje të parevokueshme gjatë ditës së sotme.

Klubi gjilanas tha se arsyeja e dorëheqjes së tij buron nga mosrezultatet në takimet e fundit.

Drita barazoi dje me Malishevën pa gola, ku zbriti nga pozita e parë në të dytën. Meqë Ballkani shënoi fitore ndaj Drenicës.

Siç merr vesh Klankosova.tv Mirel Josa është kandidati kryesor që mund ta pasojë Thaçin në Gjilan.

Josa pak ditë më parë është shkarkuar nga Vllaznia e Shkodrës, dhe është i lirë momentalisht.

Trajneri shqiptar ka drejtuar edhe më parë ekipe kosovare, si Prishtinën, ku arriti të fitojë dy herë Kupën e Kosovës.

Të ngjashme