Juncker: Asnjë vend i Ballkanit në BE pa zgjidhur problemet kufitare

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 11:36 | Nga

Kryetari i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka porositur vendet e Ballkanit se asnjëri prej tyre nuk do të pranohet në Bashkimin Europian deri sa nuk zgjidhin të gjitha kontestet kufitare me fqinjët, transmeton Koha.net raportimin e mediave nga atje.

“Këto probleme duhet të zgjidhen para se të përfshihen në BE ose nuk do të ketë anëtarësime të reja”, deklaroi Juncker në Parlamentin Europian.

Paralajmërimi i tij erdhi pas një fjalimi në Parlamentin Evropian të kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic.

Kroacia dhe Sllovenia – të dyja anëtare të BE-së – janë bllokuar në një mosmarrëveshje kufitare që daton që nga ndarja e ish-Jugosllavisë në të ’90-at.

Juncker paralajmëroi se Serbia dhe Mali i Zi ndoshta do të mund të bëhen anëtare të BE-së në vitin 2025, nëse i përmbushin të gjitha kushtet, raporton AP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme