Juve ofron 22 milionë euro për Scamacca

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për shërbimet e sulmuesit në pronësi të Sassuolos, Gianluca Scamacca.

Bëhet e ditur se Zonja e Vjetër është pranë që të arrijë marrëveshje me lojtarin që aktualisht është i huazuar te Genoa.

Kampioni i Italisë e ka shënjestruar 22-vjeçarin qe një kohë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, është pranë që ta transferojë.

Sassuolo ka kërkuar 25 milionë euro për Scamacca, ndërsa oferta e Juves (prej 22 milionë eurosh) është e përafërt dhe Bianconerët janë në pritje të përgjigjes.

Afati kalimtar dimëror mbyllet më 1 shkurt në Serie A, prandaj bardhezinjtë duan të arrijnë sa më shpejt marrëveshje.

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud dhe ai i Romës, Edin Dzeko, po ashtu janë duke u kërkuar nga Juventusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme