Juve refuzon ofertën 120 milonëshe të Unitedit për Pogban

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 14:54 | Nga

Tifozët e Juventusit mund të marrin më në fund frymë pak më lirshëm.

Sky Sport Italia dhe gazetari Gianluca Di Marzio kanë raportuar mëngjesin e të dielës se Juventusi ka refuzuar ofertën rekord botëror të Manchester United prej 120 milionë eurosh.

Sipas Di Marzios, transferimi i Higuain dhe i Pogbas nuk janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, pasi që Juve planifikon shitjen e dy-tri lojtarëve tjerë për të financuar transferimin e Higuainit.

Drejtuesit e Juves janë të bindur se Pogba mund të shitet edhe më shtrenjt dhe nuk do të tërhiqen derisa e marrin ofertën e duhur për ta shitur me çmimin e duhur, shkruan Telegrafi.

Gjithnjë sipas mediave italiane, është shumë e mundur që Pogba të qëndrojë krejt te Juventusi sezonin e ardhshëm, nëse United apo edhe Real Madridi nuk shfaqen me oferta edhe më të mëdha se 120 milionë euro.

Juventusi nuk dëshiron ta shesë lojtarin dhe ka vullnet për ta mbajtur lojtarin, por mbetet të shihet deri në fund të sezonit çka do të ndodhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme