Juventus me çdo kusht do rikthimin e Pogbas

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:49 | Nga

Mesfushori francez ka dështuar të tregojë veten te Manchester United.

Juventus synon që me çdo kusht ta transferojë Paul Pogban.

Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të kësaj vere dhe kampioni i Italisë është duke bërë planin sesi të bind Unitedin të lejojë transferimin e tij në Allianz Stadium.

Me kërkesë të trajnerit Massimiliano Allegri tashmë bardhezinjtë dëshirojnë ta kenë sërish në skuadrën e tyre francezin.

Cilësitë e Pogbas janë të padiskutueshme por problemi mbetet te shifra e lartë që kërkon Unitedi, për të cilin i ka paguar Juventusit plot 105 milionë euro para dy vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme