Juventus pa probleme për portën, gjen portierin për të ardhmen

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 12:18 | Nga

Me Buffon në portë, Juventus nuk ka pasur kurrë probleme për “gardianin”.

Me largimin e Gigit, vendin e tij e ka zënë Wojciech Szczesny, i cili gjithashtu po regjistron paraqitje të mira.

Megjithatë, Juventus ka kthyer sytë nga dikush tjetër. Bëhet fjalë për portierin e ri Emil Audero.

Sipas “Calciomercato”, Audero është portieri mbi të cilin ndërtohen planet afatgjatë të Juves.

21 vjeçari aktualisht është  në huazim tek Sampdoria dhe ka arritur ta mbajë portën e pa prekur në tri ndeshje këtë sezon.

“Biankonerët” po e ndjekin me vëmendje dhe shumë shpejt pritët që ai të jetë zgjedhja e parë për portën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme