Kritikat që ka marrë James Rodriguez për performancat e tij në këtë sezon me Bayern Munich nuk e kanë ulur interesimin për të nga klubet e tjera të mëdha. Juventusi është një nga skuadrat që dëshiron ta ketë kolumbianin në skuadër.
“Zonja e Vjetër” tanimë ka filluar ta planifikojë transferimin e Jam Rodriguezit gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 70 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Për realizimin e këtij transferimi, Juventusi do ta ketë mbështetjen e Cristiano Ronaldos, i cili kishte qenë bashkëlojtar në Real Madrid me kolumbianin, para se të largohej për në Juventus. Për më tepër, sulmuesi portugez dhe kolumbiani e kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendes.
Megjithatë, kontrollin për këtë gjë e ka Bayern Munichu, ku James është në sezonin e fundit si huazim nga Real Madridi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë kolumbianin. Nëse Bayerni e aktivizon këtë opsion, atëherë James do të mbetet aty deri në vitin 2022.