Në skuadrën e Juventusit do të mungojë për disa javë Danilo, pasi që mbrojtësi i krahut të djathtë e ka pësuar një lëndim muskulor.
Danilo e la ndeshjen e mbrëmshme të Juventusit, fitore 2:1 kundër Brescias, qysh në minutën e 19-të, për shkak se e ndjeu një lëndim në këmbë. Testet mjekësore të klubit sot kanë treguar se se ai e ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e majtë.
Braziliani iu bashkua Juventusit vetëm këtë verë, si pjesë e marrëveshjes me Manchester Cityn për shkëmbim me Joao Cancelon dhe ai ka qenë titullar në katër ndeshjet e fundit të bardhezinjve në Serie A.
Kjo është sepse ai ka qenë duke e mbuluar De Sciglion, i cili është ende në proces rikuperimi nga një lëndim muskulor.
“Zonja e Vjetër” bëri të ditur se të dy futbollistët do të kthehet pas ndeshjeve të radhës së ekipeve kombëtare, të cilat do të zhvillohet nga 7 deri më 15 tetor.
Që të dy ata do të mungojnë në ndeshjen kundër Interit, të njohur si Derby d’Italia, që do të zhvillohet më 6 tetor.