Juventusi largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Juventusit ka hequr dorë nga projekti i Superligës Evropiane, kanë njoftuar mediumet e huaja të martën.

Juventusi nëpërmjet një komunikate e ka njoftuar Real Madridin dhe Barcelonën se nuk do të jetë pjesë e këtij projekti për shkak të telasheve që i ka pasur kohët e fundit, ku është penalizuar me dhjetë pikë për shkak të falsifikimit të raportit financiar.

Me largimin e Juventusit nga projekti i Superligës Evropiane, kanë mbetur vetëm Real Madridi dhe Barcelona që e mbështesin këtë ide që kundërshtohet fuqishëm nga UEFA.

Juventusi ishte ndër ekipet e para që ishte pro këtij projekti dhe e përkrahu fuqishëm, por në fund, duket se drejtuesit e ri të klubit italian kanë vendosur që të tërhiqen.

Po ashtu, tërheqja e Juventusit thuhet se ka të bëjë me paralajmërimin e UEFA-s për ta përjashtuar nga garat evropiane për edicionin e ri.

Të ngjashme